Albiona Totri : Albanisch
Albiona Totri
Albanisch Native
Klassen: 1
Letzte klasse: 2+ tage
 Keine Daten
    
£33.89 / €41.02 / $44.68
Probe: Kostenlos
 Hallo, mein Name ist Albiona Totri und ich bin ein erfahrener Albanisch lehrer, der derzeit in Vereinigtes Königreich lebt. Ich unterrichte Albanisch seit November 2018. Ich biete derzeit eine kostenlose erste Probestunde für neue Schüler. 
Triff mich auf
Über mich - Albanisch

Përshëndetje dhe faleminderit për vizitën në profilin tim.

Unë jam një person i dedikuar ndaj dijes, me një dashuri të madhe për gjuhën shqipe. Kam lindur dhe studiuar në Shqipëri, ndërkohë që vitet e fundit i kam kaluar mes Portugalisë dhe Anglisë.

Kam studiuar Drejtësi dhe Menaxhim Biznesi dhe kam pothuajse 10 vite eksperiencë pune. Punët që kam bërë kanë qënë gjithmonë të bazuar në kontakte të vazhdueshme me persona të huaj dhe shqiptarë, me trajnime të vazhdueshme dhe kreativitet. Jam aktualisht përkthyese vullnetare për TED dhe kam vendosur të jap mësime online meqënëse kam kohë në dispozicion dhe shumë vullnet.

Me mua do të mësosh gjuhën shqipe të pastër dhe pa gabime gramatikore.

Për çdo informacion të mëtëjshëm, mos ngurro të më kontaktosh.

Abschlüsse und Erfahrung

Kualifikimet e mia konsistojnë në Bachelor në Drejtësi dhe Master në Menaxhim Biznesi. Ndërkohë eksperiencat e mia të punës kanë qënë të lidhura me Biznes, menaxhim personash dhe biznesi, hoteleri, burime njerëzore, krijime wesbitesh dhe përgatitje e materialeve trajnuese. Këto eksperienca i kam patur qoftë në Shqipëri qoftë jashtë saj.

Kam patur gjithashtu eksperienca perkthimi nga dhe në Shqip, Anglisht, Italisht dhe Portugalisht. Për momentin jam vullnetare në përkthimin e videove të TED Talks.

Lehransatz

Unë jam e mendimit që mësimi duhet të jetë sa më i personalizuar, duke u përshtatur me secilin student. Jemi persona të ndryshëm ndaj nuk shikoj arsye pse edhe edukimi që marrim nuk duhet të jetë i ndryshëm.

Zurück nach oben
Vollständiges Feedback der Schüler

Jetzt anfangen
Lernen Sie noch heute online eine neue Sprache

Muttersprachliche Lehrer

Attraktive Preise

Höchste Flexibilität

© 2020 Verbalplanet.com